Ambasada e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Francë

Lajmet më të reja

Konferenca për Diplomacinë e Sportit

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë Veriut në bashkëpunim me Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ambasadën e Republikës së Francës në Shkup ishin nikoqir të konferencës së parë "Diplomacia e sportit: nga performanca në ndikim". Në konferencë u shkëmbyen mendime lidhur me përfitimet që ofron diplomacia dhe sporti në përforcimin e marrëdhënieve të mira ndërmjet vendeve, mundësitë për afirmim, bashkëpunim, bashkim dhe shkëmbim përvojash. Ministri Osmani theksoi se duke e njohur mundësinë për zhvillim dhe intensifikim të marrëdhënieve ndërkombëtare me ndihmën e diplomacisë sportit, do të bëhen përpjekje për të kontribuar në afirmimin, krijimin dhe thellimin sa më të mirë të partneriteteve të ndërsjella afatgjate me vendet tona mike në botë, në mënyrën se si po e bëjmë sot me Francën, duke shtuar se “nevojitet përpjekje dhe strategji e përshtatshme që potenciali i sportit të drejtohet drejt realizimit të interesave dhe prioriteteve nacionale”. Në konferencë u theksua se pavarësisht nëse aktivitetet sportive janë amatore apo profesionale, ato kanë ndikim pozitiv, duke krijuar mundësi shtesë për shkëmbim ndërkulturor, e me këtë edhe vlera të reja. Ambasadori i prezantoi dimensionet e ndryshme të diplomacisë së sportit dhe mbi bazë të kësaj kujtoi se vendi i tij është ndër të parët në botë për nga zhvillimi i saj, duke theksuar se Presidenca franceze me Këshillin e Bashkimit Evropian i kushton rëndësi të madhe kësaj teme, përmes dy ngjarje kyçe, njëra e mbajtur këtë muaj në Paris dhe tjetra e planifikuar për në muajin mars në Strasburg. Në fund, ai e përkujtoi bashkëpunimin e shkëlqyer mes dy vendeve tona në fushën e sportit, veçanërisht përmes mbështetjes për zhvillimin e sportit malor, që është njëkohësisht një mundësi e shkëlqyer për avancimin dhe promovimin e trashëgimisë së bukur natyrore të Maqedonisë së Veriut. Folësit shkëmbyen gjithashtu praktika të mira dhe histori suksesi nga aplikimi i diplomacisë sportive në Francë, në kuadër të organizimit të Lojërave Olimpike Verore, që planifikohet të mbahen në Paris 2024, si dhe për tërheqjen e ngjarjeve të tjera sportive ndërkombëtare në Francë.  

Shkup, 15 shkurt 2022

Osmani dhe Mariçiq në takim me Kleman Bon: Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria duhet t’i fillojnë negociatat pa shtyerje

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot gjatë vizitës së tyre të punës në Paris, realizuan takim me Clement Beaune, Sekretarin e Shtetit për Çështje Evropiane në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Francës. Në fokus të bisedimeve ishte dosja evropiane e Maqedonisë së Veriut, nën prizmin e Presidencës aktuale franceze me Këshillin e Bashkimit Evropian si dhe potencialet e këtij kryesimi për progres në integrimin tonë evropian. Bashkëbiseduesit u dakorduan se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria pa shtyerje duhet t’i fillojnë negociatat për aderim në Bashkimin Evropian. Bashkëbiseduesit gjithashtu shkëmbyen mendime edhe për serinë e reformave të domosdoshme për realizimin e agjendës evropiane, me theks të veçantë në fushat kyçe siç janë Sundimi i ligjit, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, në përputhje me Metodologjinë e re për zgjerimin e BE-së, të inicuar nga ana e Francës. Gjatë bisedimeve morëm porosi për mbështetje të qartë dhe të pahamendshme nga ana e Francës; mesazhe për gatishmërinë tonë për të nisur negociatat, si dhe për rolin e Francës në këtë proces. Osmani dhe Mariçiq informuan edhe për klimën e re politike të krijuar mes dy Qeverive të reja në Maqedoninë e Veriut dhe Bullgari, e cila tregon një energji të re, iniciativë të re në marrëdhëniet tona të ndërsjella, gjë që flet edhe për seriozitetin dhe përkushtimin e të dyja vendeve për të arritur progres. Duke e pasur parasysh përkushtimin e dukshëm të Francës ndaj Ballkanit Perëndimor dhe të ardhmes evropiane të këtij rajoni, u bë fjalë edhe për paralajmërimet për mbajtjen e Konferencës për Ballkanin Perëndimor në qershor, gjatë Presidencës franceze me BE-në, mes tjerash, u paralajmëruan edhe politikat e investimeve, me qëllim të integrimit ekonomik të vendeve të rajonit dhe konfirmimit të perspektivës evropiane të rajonit. Në takim bashkëbiseduesit diskutuan edhe për marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Francës, si dhe për sfidat aktuale në të gjithë kontinentin, me fokus të veçantë situatën në Ukrainë dhe rreth saj - për çka si aleatë të NATO-s u shpreh qëndrim i përbashkët se duhet të bëhen të gjitha përpjekjet për tejkalimin e sfidave në mënyrë diplomatike. Gjatë vizitës së tyre në Paris, Osmani dhe Mariçiq u takuan edhe me Isabelle Dumon, Këshilltaren Diplomatike për Evropën Kontinentale dhe Turqinë pranë Presidentit të Francës, Emanuel Macron, si dhe u takuan me Senatorin, Robert Badinter, me ç’rast nga ana e Ministrit, Osmani ia nda mirënjohje me rastin e 30 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Nga nesër, Osmani dhe Mariçiq do t'i bashkohen delegacionit qeveritar në Bruksel, ku do të takohen me përfaqësues të lartë të institucioneve të BE-së dhe NATO-s.

Претседателот на Португалија приреди Новогодишен прием за дипломатскиот кор

Амбасадорката Јадранка Чаушевска Димов, како нерезидентен амбасадор во Португалија присуствуваше на Новогодишниот прием што на 18 јануари го приреди претседателот на Португалија, Marcelo Rebelo de Sousa во Palácio National de Queluz, за дипломатскиот кор, акредитиран во оваа земја.  Амбасадорката му се заблагодари на Претседателот за севкупниот ангажман за време на Португалското претседателство со СЕУ во однос на постигнувањето напредок во евроинтегративниот процес на нашата земја.  

Destinacione turistike

Баба Планина, Битола

Охридско езеро, Охрид

Дојранско езеро, Дојран